Bashkimi Evropian ka konfirmuar zyrtarisht se Apple mund të prezantojë një iPhone pa një portë fizike USB-C, edhe pse ka hyrë në fuqi direktiva për karikuesin universal. Kjo vendim i mundëson kompanisë të prezantojë potencialisht një iPhone plotësisht pa kabllo, pa u përballur me shkelje të rregulloreve evropiane.
Sipas rregullave të BE-së, të gjithë telefonat e rinj të shitur në treg duhet të mbështesin standardin e karikimit USB-C. Megjithatë, ligji nuk kërkon domosdoshmërisht një portë fizike – mjafton që pajisja të mbështesë këtë standard. Kjo do të thotë se Apple mund të përdorë MagSafe ose teknologji të tjera të karikimit pa kabllo, për sa kohë që ato mund të përdoren me adaptorë USB-C.
Nëse Apple vendos të heqë plotësisht portat nga modelet e ardhshme të iPhone, kjo mund të sjellë disa përparësi, si një rezistencë më e mirë ndaj ujit dhe pluhurit.