iPhone 15 do të mbushet më shpejt

Apple pritet ta prezantojë gjeneratën e re të telefonave, iPhone 15, në javët në vijim dhe kalimi i pajisjes nga mbushja tradicionale në formën “Lightning” në USB-C pritet të bëjë që iPhone i ri të mbushet më shpejt.

Sipas “9to5Mac” disa nga modelet e reja të iPhone 15 do të mund të përkrahin mbushjen deri në 35W (vat), për dallim nga 27W sa është aktualisht e limituar tek iPhone 14 Pro.

Raportimet për një shpejtësi më të madhe të mbushjes ishin bërë edhe në të kaluarën.

iPhone 15 pritet të jetë telefoni i parë që kalon në formatin e ri të mbushjes, pas urdhrit të Bashkimit Evropian që të gjithë telefonat që shiten brenda bllokut të kenë mbushjen në formën USB-C. Ultimatumi vlen deri në dhjetor të vitit 2024.