Në shtator pritet të dalë në treg iPhone 14. Ai mund të vijë edhe në ngjyrë vjollce, duke zëvendësuar ngjyrën rozë për iPhone 13 standard dhe Sierra Blue për iPhone 13 Pro.
Mediat kanë zbuluar disa nga veçoritë që mund të ketë versioni më i fundit i Smartphone-t, duke përfshirë faktin që kamera do të jetë më e madhe dhe shumë cilësore. Ky është një përmirësim i madh krahasuar me modelet iPhone 13 Pro, që kanë një kamerë 12 megapiksel.
iPhone 14 Pro dhe Pro Max do të kenë një kamerë katrore në pjesën e pasme me përmasa 36,73 mm me 38,21 mm. Analisti i ekranit Ross Young zbuloi se disa nga pajisjet e Face ID mund të zhvendosen gjithashtu nën ekran. Këto teknologji mendohet se do të përfshihen vetëm në modelet e iPhone 14 Pro, ndërsa iPhone 14 standard dhe iPhone 14 Max do të kenë ende “notch”. Gjithashtu, iPhone 14 Pro dhe Pro Max mund të vijnë në ngjyrat grafit, ar, argjend dhe vjollcë. Modelet standarde të iPhone 14 do të ketë një procesor revolucionar, ndryshe nga ai A15 që përdoret për iPhone 13.
Disa informacione rreth serisë iPhone 14 i ka publikuar faqja e njohur, ‘Anthony’, duke përfshirë edhe çmimet e modeleve të reja. Aty janë publikuar informacionet për modelet Apple iPhone 14, iPhone 14 Plus/Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, me specifikat kryesore dhe çmimet e mundshme të këtyre modeleve. Tipper @TheGalox_ thekson se iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus do të kushtojnë përkatësisht 779 euro dhe 879 euro, ndërsa iPhone 14 Pro do të kushtojë 1042 euro.
Më i shtrenjti do të jetë iPhone 14 Pro Max, i cili do të kushtojë 1167 euro në versionin e tij bazë. Ndërkaq, Apple ka siguruar një patentë që sugjeron se iPhone do të bëhet i përshtatshëm për t’u përdorur edhe në shi. Edhe pse të gjitha modelet e fundit të iPhone janë rezistent ndaj ujit, përdorimi i iPhone në shi nuk është aq i lehtë. Pikat e ujit në ekran e bëjnë të vështirë për përdoruesit që të shtypin ose të kenë qasje në zona të ndryshme në ekran./Albinfo.ch/