Thomas Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit të Paris Saint-Germain me shumë mundësi për shkak të një intervistë të sinqertë që u transmetua një më herët.
Tuchel kishte thënë se klubi nuk e kishte lavdëruar mjaftueshëm edhe pse e kishte dërguar PSG-në në finale të Ligës së Kampionëve në gusht.
Në një bisedë me mediumin gjerman Sport1, Tuchel foli për aspektet e tjera të punës të cilën nuk do të mundë ta bëjë më në Paris.
“Ne ishim vetëm një fitore larg rrëmbimit të trofeut në Ligën e Kampionëve”, kishte thënë Tuchel.
“Por ne kurrë nuk i morëm lëvdatat e merituara”.
“Ndihemi i trishtuar dhe i zemëruar. Këtu nuk e vlerësojnë fitimin e titullit të kampionit në ligë siç e vlerësojnë nëse Bayern Munich e fiton, për shembull”.
Ai shtoi më pas: “Mbase ky është fakt në një klub që ka pritshmëri të mëdha”.