Sipas mediave në Itali, Paolo Dybala ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Juventusin. Në fakt, argjentinasi ishte i gatshëm të nënshkruajë vazhdimin e kontratës, por drejtuesit e klubit nga Torino e kanë ulur ofertën nga 10 milionë euro në sezon, në 7.3 milionë.
Kjo ka bërë që Dybala të zhgënjehet dhe të mos pranojë ofertë më të ultë se sa 10 milionë euro.
28-vjeçari do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku. Këtë situatë janë duke e monitoruar drejtuesit e Interit, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë Dybalas.
Sulmuesi argjentinas është pjesë e Juventusit nga viti 2015. Ai ishte transferuar nga Palermo për 41 milionë euro.