Interi ka marrë edhe fitoren e tretë ndaj Fiorentinës brenda këtij edicioni, të dytën në kuadër të kampionatit Serie A.
Neroazzurët kanë triumfuar në udhëtim te Fiorentina më lehtë se që pritej me rezultat të pastër 0-2.
Interi e nisi më mirë lojën duke krijuar raste të mira, por për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të kalonin gjysmë ore lojë.
Mesfushori italian që po kalon formë të lartë, Nicolo Barella shënoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhuruar epërsinë zikaltërve 0-1.
Me epërsinë minimale të Interit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për vendasit, ku pas shtatë minutash gjetën edhe golin e dytë dhe të fitores.
Ishte një bashkëveprim i dy anësorëve, me Achraf Hakimin që asistoi për mrekulli te Ivan Perisic i cili shënoi për 0-2.
Përkundër përpjekjeve nga vendasit në pjesën e mbetur të lojës, gola më nuk pati dhe Interi arriti fitore të vlefshme 0-2 në Artemio Franchi.
Me këtë fitore Neroazzurët marrin përkohësisht kryesimin në Serie A, me 47 pikë të tubuara, një më shumë se Milani që ka ndeshjen me Crotonen të dielën.
Ndërkohë Fiorentina mbetet në vendin e 12-të në tabelë me 22 pikë pas 21 ndeshjeve.