Interi ka fituar thellë ndaj Milanit në derbin e xhiros së katërt në Serie A, duke i mposhtur rivalët e qytetit me rezultat 5:1.
Henrikh Mkhitaryan e Marcus Thuram realizuan dy golat e parë për Interin në 45-minutëshin e parë. Në gjysmëlojën e dytë, Milani u kthye me Rafael Leaon në minutën e 57-të, por Interi u ringjall dhe me dy gola të tjerë nokautoi rivalin. Henrikh Mkhitaryan shënoi edhe një gol, ndërsa goleada u përmbyll nga Hakan Çalhanoglu dhe Davide Frattesi.
Kristjan Asllani i kombëtares shqiptare u paraqit tek Interi nga minuta e 80-të.
Pas katër xhirosh, Interi prin si skuadra e vetme me pikë maksimale. Milani mbetet në kuotën e nëntë pikëve.