Instituti Seizmologjik jep detaje për tërmetin që u ndje edhe në Kosovë

Para pak minutash pati sërish tërmet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Fuqia e tij shkoi nga 4.7 deri në 4.9 shkallë të rihterit.

E ky tërmet është ndjerë edhe në Kosovë.

Lidhur me këtë detaje kanë dhënë nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Shemsi Mustafa, drejtori i këtij institucioni tha për Klan Kosova se epiqendra ka qenë në Shqipëri dhe Maqedoni.

“Epiqendra ka qenë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, afër Mavrovës. Fuqia ka qenë nga 4.7 deri në 4.9. Një tërmet ka pasur edhe orët e hershme në mëngjes. Është normale që tërmeti të ndihet në Kosovë, për shkak se nuk jemi edhe aq larg. Prizreni me Shqipëri në vijë ajrore ësht 55 kilometra larg”.

“Instituti jep fuqinë nga epiqendra. Sa ka qenë fuqia në Kosovë janë studime tjera që ne i bëjmë pastaj”.