Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka bërë të ditur se televizioni publik është gjobitur nga Inspektorati i Punës me 2000 euro për shkelje të procedurave në dy konkurse.
Sipas Sindikatës, vendimet janë marrë pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs.
“Gjobat ndaj RTK-së nuk kanë të ndalur. 2 mijë euro gjobë për paligjshmërinë në konkursin për Gazetar/Redaktor në ueb faqe. Vendimet janë marr pas ankesave të dy kandidatëve pjesëmarrës në konkurs: 01 NR.25-147/2023 dhe 01 Nr.25-148/2023″.
“Në vendimin e Inspektoratit thuhet se RTK obligohet që në afat prej 8 ditësh ta paguaj dënimin e shqiptuar, në të kundërtën do të inicohet procedurë përmbarimore. Vetëm brenda gjashtë muajve Inspektorati i Punës ka gjobitur RTK-në së paku pesë herë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Sindikatës.