Inspektorati i Punës përmes një vendimi të nxjerr ka obliguar Telekomin e Kosovës që të kthej në punë ish kryeshefin e kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi, raporton “Front Online”.
Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bërë në këtë Institucion është e bazuar, raporton “Front Online”.
Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.
Deri sa në pikën III thuhet se Telekomi i Kosovës duhet të anuloj vendimin e marrë dhe ta njoftoj Inspektoratin brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra / Front Online /