Inspektorati anulon vendimin për shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e Drejtorit të SHSKUK-së (Dokument)

Inspektorati i Punës e ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e Drejtorit të SHSKUK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sejdiu, duke publikuar vendimin që ka pranuar sot.

“Ky Vendim konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK, të cilën e mora në menaxhim në vitin 2017, në gjendje të rendë, gati të pashpresë”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë mandatit tim kamë arritur të rrisë shërbimet në çdo klinikë të QKUK-së si dhe në spitale të përgjithshme duke pasur gjithmonë pacientin në qendër. Vlenë të potencojë menaxhimin e suksesshëm të pacientëve me COVID 19. Të përkujtojë se kemi pasë numrin më të vogël të fatalitetit nga kjo sëmundje në rajon, kemi mbrojtur stafin nga infeksioni dhe kemi krijuar hapësira të reja për menaxhim të kësaj sëmundje”.