Stafi i infermiereve në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK), çdo ditë po angazhohen për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19.
QKUK-ja ka shfaqur një fotografi të një infermiere e cila përçon një mesazh pozitiv.
“Me dashuri nga një infermiere e “Repartit A” të Klinikës Infektive- QKUK, e cila me përkushtim pa përshkrim dhe angazhim të pamatë kujdeset për pacientët e prekur me COVID-19”, thuhet në mbishkrimin e QKUK-së.