Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se një prokure nga Peja ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Konfirmimi është treguar në mbledhjen e KPK-së. Në këtë institucion të prekur nga koronavirusi janë edhe katër zyrtarë të Sekretariatit të KPK-së.
Ndërsa, prokurori kujdestar në Pejë ishte dërguar në vetizolim pasi kishte qenë në vendin e ngjarjes në të cilin viktima e një rasti kishte rezultuar pozitive me COVID.
Prokurori ka qenë në vendin e ngjarjes ku u gjeten të vdekur 58 vjeçare R.B dhe një vajzë 16 vjeçare.