Prodhuesi i iPhones, Apple, jo vetëm që prodhon celularë për Indinë, por edhe ka eksportuar në vlerë të 1 miliard dollarëve që nga dhjetori i 2022-s, njoftoi një zyrtar i lartë qeveritar.
Derisa fliste në një Samit për biznes, Alkesh Kumar Sharma, deklaroi se një numër skemash janë prezantuar për të transformuar Indinë nga një komb shërbimi në një komb prodhimi, shkroi të martën “Gadgets360”.
“Skema e nxitjes lidhur me prodhimin ka krijuar një zhurmë në treg. Prodhimi ynë ka shkuar në nivel tjetër. Ne nuk po e bëjmë atë vetëm për Indinë, por Apple po eksporton nga India. Shifra e dhjetorit që sapo kemi marrë është se kanë eksportuar telefona celularë me vlerë prej 1 miliardë dollarëve”, shtoi Sharma.
Ndërsa, autoritetet indiane thanë se presin të rritet edhe më prodhimi, pas mjedisi i biznesit po ndihmon firmat globale ta bëjnë bazën e tyre.