Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile, ka thënë me shaka se bashkëlojtari i tij Lorenzo Insigne do t’i shkaktojë atij sulm në zemër një ditë, duke treguar se sulmuesi i Napolit fshihet çdo kund për ta trembur atë.
Italia po e përjeton një Euro frymëzues këtë verë dhe shpreson se do të arrijë në gjysmëfinale kur të takohet me Belgjikën në çerekfinale të premten.
Humori brenda skuadrës së udhëhequr nga Roberto Mancini është shumë i mirë dhe këtë e tregon më së miri lidhja mes Immobiles dhe Insignes.
Sulmuesi i Lazios ka qenë shpesh cak i shakave frikësuese të Insignes gjatë këtij evropiani.