“Një konkurrente shumë origjinale, popullore”, ky ishte komenti fituesi të “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri për Beniada Nishanin, një ndër finalistet.
Iliri u shpreh se momenti që ai kuptoi se Beniada do të ishte në finale ishte që në dhjetor, ndërsa në janar u bind plotësisht.
“Me imazhin e një emigranteje që ka problemet e vogla në të folur, krijuan atë që është Beniada. Në fund të dhjetorit e mendova në finale dhe në janar isha i bindur për këtë gjë. Madje mendoja se mund të dilte edhe në dyshen e fundit. Po kuptoja se ishte e dashur në publik, që nga memet apo edhe kënga që i bëri Poni”, u shpreh Ilir Shaqiri.
Marrëdhënia e Ilirit dhe Beniadës ka qenë e mirë brenda shtëpisë, midis tyre nuk ka pasur hatërmbetje dhe debate. Ky një tipar i Beniadës e cila është munduar të mos ketë debate me konkurrentët e “BBV”.