Për gati 3 orë e gjysmë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është marrë sot në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Meta lëshoi akuza në drejtim të Altin Dumanit dhe Ramës. Ai tha se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.
“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani”, theksoi Meta.