Ilir Ferati është zgjedhur kryetari i ri i degës së Lidhjes Demokratike në Istog, pas vdekjes së Haki Rugovës.
Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Sot, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Istog – një ndër qytetet më të bukura të Kosovës. Aty mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor. Iliri, u zgjodh kryetar i ri i degës sonë në Istog”, ka shkruar Abdixhiku.
“Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë; por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithherë”.