Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka marrë përgjegjësinë për disfatën e pësuar ndaj Fushë Kosovës.
Ai ka thënë se Fushë Kosova ka treguar paraqitje të mira në javët e fundit.
“Besoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për të shënuar fitore. Fushë Kosova në ndeshjet e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe po ashtu ka fituar pikë. Fushë Kosova në një pjesë të madhe u mbrojt shumë mirë në zonë ne 16-metërshit, kurse neve na munguan disa gjëra për të shënuar fitore. Sa i përket motivimit për këtë ndeshje marr përsipër përgjegjësitë si trajner pas dy ndeshjeve të mira, një për Kupë dhe një në kampionat. Nuk duhet të na përsëritet më kjo situatë. Duhet angazhim për fitore”, ka thënë Daja.
Ballkani u mposht 2:0, por vazhdon të mbetet lider.