Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme e klubit.
Trajneri tiranas që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi.
Daja këtë vit nuk arriti ta dërgojë Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi.
Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani pësoi humbje me rezultat 3-2 , Ilir Daja është përshëndetur me lojtarët e tij, lajm që konfirmohet nga drejtues të klubit për Telegrafin.
Ai pritet të vazhdojë karrierën te Dinamo Tirana, klub me të cilin ka qenë i lidhur së fundmi.
Në orët në vijim klubi suharekas pritet të dal me komunikatë zyrtare.