Sot në IKSHPK u bë pranim dorëzimi i një donacioni për testime të Covid-19.
Me këtë rast, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ky donacion ka qenë i nevojshëm për vendin tonë në këtë kohë të përballjes me virusin.
Po ashtu, afaristi Lasim Destani, u shpreh se është i lumtur që arritën ta sigurojnë këtë donacion që përmban 15 mijë teste, nga ku 12 mijë janë për Kosovën, dymijë për Maqedoninë dhe njëmijë për Luginën e Preshevës.
Nga ana tjetër, kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, bënë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes me masat mbrojtëse, sepse siç theksuan, virusi ende nuk ka kaluar.

