Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që mos të përhapet pandemia COVID-19.
Sipas këtij instituti, është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar.
“MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE! KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI”.
Më poshtë mund ta lexoni apelin e plotë të IKSHPK-së:
TË DASHUR QYTETARË!
MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!
KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!
KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!
JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!
VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!
JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!
VENDOSNI MASKAT!