Edhe 33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 283.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), mbrëmë bëri të ditur se 20 raste të konfirmuara vijnë nga Prishtina, teksa kontaktet e personave të konfirmuar me COVID-19 janë në mbikëqyrje të plotë.
Sipas asaj që ka njoftuar IKSHPK-ja, janë 4 mijë e 273 persona që po mbikëqyrën si kontakte të rasteve të konfirmuara me koronavirus.