IKSHPK-ja u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes me çka ushqehen shkaku i helmimeve

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në prag të sezonit të verës, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes nga helmimet e mundshme si pasojë e ushqimit.

Në një komunikatë për media thuhet se qytetarët e pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës të shmangin konsumin e mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier, shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara. 

IKSHPK përkujton se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë, teksa ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe se nuk duhet të ringrihet.

Po ashtu, duhet të mbahet higjiena e duarve dhe të mos hahet ushqim kudo, pasi pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.