Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kirti i ka bë favor e nder Aleksandër Vuçiqit që as vet Serbia nuk ka mundur t’ia bëjë.
Idrizi ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Albin Kirti i ndihmoi Viçiqit të dalë në gjitha mediat e botës si humanist, ndërkohë që gjithë populli i Kosovës e njeh si një kriminel.
“Si mund të harrohen e tejkalohen gjithë ato krime e masakra të Serbisë? Si është e mundur që një Kryeministër nuk ua di peshën këtyre veprimeve tash dhe krijon këso situatash? Këtë deri më sot nuk e ka bërë askush në Kosovë, përveç Albin Kurtit”, ka shkruar ndër të tjera deputetja Idrizi.
Deklarata e plotë e Valdete Idrizit:
Aleksandar Vuçiçi, i cili u rrit politikisht mbi tragjedinë e Kosovës dhe Serbia që ushtroi gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, sot ia dolën të shfaqen me imazhin e “humanizmit” dhe “solidaritetit” në mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Krejt kjo falë Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë Arben Vitia, që pranuan 1000 teste për coronavirusin, si ndihmë prej tyre. E bënë për Serbinë atë që vet Serbia s’do të mund ta bënte më mirë për veten.
Është e pabesueshme kjo sjellje e Albin Kurtit, Vetëvendosja e te cilit vetëm pak kohë më parë kishte protestuar kundër Vuçiçit me pankartën “këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri dhe ndihmës së Serbisë për pasojat e tërmetit atje.
Dyfytyrësia politike i është bërë normë veprimi Kurtit.
Si mund të harrohen e tejkalohen gjithë ato krime e masakra të Serbisë? Si është e mundur që një Kryeministër nuk ua di peshën këtyre veprimeve tash dhe krijon këso situatash? Këtë deri më sot nuk e ka bërë askush në Kosovë, përveç Albin Kurtit.