Ibish Mazreku: BQK-ja ruajti stabilitetin financiar në mënyrë perfekte

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibish Mazreku, vlerësoi ss BQK-ja ka marrë veprime të duhura për të mbarvajtur stabil sistemin financiar në vend gjatë pandemisë COVID-19.

“Bota është ballafaquar historikisht me kriza, natyra të ndryshme, por kjo e fundit i ka specifikat e veta. Nuk ka qenë e planifikuar mirëpo secila krizë sjell mësimet e veta, ta zëmë kriza e 2008-tës ka qenë krizë katastrofale me karakter global, impakti ka qenë komplet në ekonominë botërore por ka qenë një fenomen i reagimit të përbashkët i shumë shteteve ekonomike psh.SHBA ka ndërhyrë me mbi 700 miliardë dollarë më pastaj Evropa, Japonia dhe është tejkalu ajo krizë mirëpo janë nxjerëë edhe mësimet. Unë besoj që edhe pas kësaj krize ende nuk është tejkaluar, është diçka e re sepse impakti i sa ka qenë global dhe impakti i sa ka qenë direkt në papunësi, në mbylljen e shumë bizenseve sidomos në turizëm, gastronomi mirëpo edhe kapacitete tjera që ka ndikuar edhe në ekonominë e Kosovës, pas marrjes së vendimit të Qeverisë që të mbyllen të gjitha aktivitetet”, tha Mazreku në RTK.

Ai tha poashtu se me pushimin e aktiviteteve të bizneseve ka impakt në krijim e të hyrave, ka impakt në pamundësinë e kryerjes së obligimeve ndaj fuqisë puëtore, mospagesa e pagave, është reflektu në konsum.

“Është pushuar aktiviteti i këtyre bizenseve dhe pushimi i tyre normalisht që ka impakt në krijim e të hyrave, ka impakt në pamundësinë e kryerjes së obligimeve ndaj fuqisë puëtore, mospagesa e pagave, është reflektu në konsum. Ende nuk kemi matje reale, analiza e parashikime që Kosova do të hyjë në recesion që sipas disa parashikimeve të Bankës Botërore do të jetë viti 2020 skenari më i thjeshtë prej 4.5 deri te më i keqi rreth 11%. Mirëpo po shohim që Qeveria e ka një plan e cila do të mundohet me përkrahë apo ndihmu ekonominë përmes masave. Disa masa janë marrë, ta zëmë Banka Qëndrore e Kosovës që ka pas një rol shumë pozitiv në këtë periudhë, sidomos me shtyerjen e pagesave, gjithashtu ka edhe rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin financiar përmes mbikqyrjes shumë rigoroze në gjithë sektorët”, tha ai.

Mazreku bënë thirrje Qeverisë që të ketë reagim të shpejt, mos të ketë vonesa sepse ato shkaktojnë pasoja të mëdha.

“Nuk kemi shenja që sektori bankar është likuid, ka mjete-fonde të mjaftueshme. Nëse vazhdon pandemia dhe situata e tillë atëherë ka dilemen e vet, nëse jep kredi dhe ende vazhdon kriza pastaj paraqiten probleme tjera në mos mundësinë e kthimit të kredive të biznesit kjo mund të shkaktoj probleme singjirore. Ende krizën nuk e kemi kryer, po të konsiderojmë që është kryer kjo pandemi është shume lehtë pastaj sepse i sheh cilat janë pasojat dhe merr masat dhe hapat konkret, të gjejmë terapinë adekuate si duhet të kuperohemi nga kjo. Qeveritë e ndryshme kanë reaguar varësisht prej specifikave që kanë pas, Qeveria jonë edhe e kaluara ka ndërhyrë me disa masa por aktualja ka një plan më konkret. Ajo çfarë kërkoj nga qeveria aktuale të ketë reagim të shpejtë, mos të kemi vonesa sepse sa vonohemi në ndërhyrjen në ekonomi pasojat mund të jenë më të mëdha”, shtoi Mazreku.