I moshuar gjuan me armë në pikë të ditës në Pejë, Policia jep detaje

Një shkrepje e armës me dy plumba ka prishur qenësinë e Qytetit të Pejës. Ngjaja sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Rrugën “Bill Clinton” por pa pasoja.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, toger Fadil Gashi ka thënë për Radio 1 se pasi kanë marr informacione se është shkrepur me armë zjarri në rrugën ‘Bill Clinton’ në Pejë ka dal në vendngjarje dhe ka gjetur një person të shtrirë në tokë, shkruan Gazeta Stop.

Po ashtu ai ka treguar se në vendin e ngjarje ka gjetur dy gëzhoja të revoles.

“Policia ka marr informacione se është shkrep me armë zjarri. Me të arritur në vendngjarje e ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Menjëherë është thirrur ambulanca e cila e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Mjekët kanë konstatuar se nuk ka lëndime. Në vendngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. Të gjitha njësitet kompetenet kanë dal në vendngjarje”, tha Gashi.

I.B i moshës 78 vjeçar ndodhet në Spitalin Regjional të Pejës, pa lëndime.