Hasan Ferracaku, njёri prej tё mbijetuarve në ngjarjen e rëndë në qytetin e Velipojёs, ku katёr shtetas mbetёn tё vdekur ka dhёnё dёshminё e tij lidhur me faktorёt qё ndezёn pёrplasjen me armё.
54-vjeçari ka deklaruar për policinë se fillimisht midis personave lindi njё debat pёr shezllonёt. Sipas Kujtimit, tё drejtёn e kishin kёta, pasi kishin bёrё dhe njё aplikim.
Mё tej, ai tregon se nё mbrёmje shkuan pёr t’u sqaruar tek hoteli Gocaj dhe se me vete ai nuk ka pasur armё.
“Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezllonet. Këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve”, tha i mbijetuari.
Sipas rrёfimit tё Hasanit, Gocajt nuk kanё pranuar, duke thёnё se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.
“Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët”, tregon 54-vjeçari.
Hasani tregon se ishte pala tjetёr e cila hapi zjarr ndaj vёllait tё tij dhe mё pas ai ndёrhyu pёr t’u vetёmbrojtur.
“Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, ka thënë 54-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.
Çfarë ndodhi?
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Velipojën në orët e para të 27 qershorit, ku pas një konflikti me armë kanë mbetur të vrarë katër persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Ndërkaq, Policia ka shpallur tre persona në kërkim, dhe ka arrestuar dy të plagosurt.
Për ngjarjen në Velipojë, policia ka shoqëruar rreth 20 persona.
Një nga të plagosurit e konfliktit është minoren, Elmilind Dyli, 17 vjeç. Nga të dhënat paraprake, Policia ka bërë me dije se rrethanat e konfliktit me armë kanë qenë të çastit.
Në vendngjarje, së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Speciale Renea, ka qenë dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe drejtues të tjerë të policisë.
Përplasja mes familjes Ferracaku dhe Gocaj
Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlong-ët në plazh.
Precipitimi i këtij konflikti çoi në vrasjen e tij dhe dy pjesëtarëve të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, 25 vjeç, dhe Edmond Gocaj, 38 vjeç.
Si pasojë e konfliktit, mbeti i vrarë edhe punonjësi i shezlong-ëve Myzerim Zeneli, 20 vjeç.
Nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Ferracakut, Hasan Ferracaku, 54 vjeç, bashkë me minorenin, Elmilind Dyli, 17 vjeç.