Në Kosovë është paraqitur edhe një rast me koronavirus. Kështu numri i të infektuarve me COVID-19 është shkuar në 20.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) përmes një njoftimi për medie.
“Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar positive”, thuhet në këtë njoftim
Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç.