Ditë më parë u raportua se këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar, Robert Berisha, i ka dhënë fund lidhjes së tij me tashmë ish-partneren, Laureta Maqedonci.
Kjo ishte vënë re përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga Prive.
Në një nga rubrikat e tyre, është mësuar edhe për ndarjen e çiftit të cilët kanë qenë në vëmendje për një kohë të gjatë.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se prej afro një muaji dukej që raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhet.
Ka qenë presioni i krijuar nga nga ekspozimi publik dhe mes tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para, thekson Prive.
Romanca e Berishës erdhi vite pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë.