I bëri lëmsh të gjitha – Sara shtatzënë për herë të parë?

Protagonistët e programit “Për’puthen”, Sara dhe Atdheu, vazhdojnë të komentohen shumë për jetën e tyre.

Ata janë deklaruar se tani do të jenë vetëm miq të mirë me njëri-tjetrin, por me foton e fundit i bënë lëmsh të gjitha.

Një imazh i postuar nga Atdheu ku shihet bashkë me Sarën, bëri që të kthehet vëmendja nga ata.

“ꜱʜɪꜰ ᴘᴀʀᴀ ꜱᴇ ᴍʙʀᴀᴘᴀ ᴊᴀᴍ ᴜɴᴇ .. ”, shkroi Atdheu krahas imazhit dhe kështu filloi të aludohet se Sara është shtatzënë, pasi protagonisti ia ka vendosur duart tek barku.