Për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, sot do të paraqitet Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati.
Arrestimi i Gucatit u krye me 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.
Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet.