Hysaj i hapur për oferta, s’përjashton qëndrimin te Napoli

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, është i hapur që të qëndrojë te skuadra napolitane, por siç raportohet, ai po i vazhdon bisedimet me klubet e tjera.

Kontrata aktuale e 27-vjeçarit përfundon gjatë verës dhe ende s’janë hapur diskutimet për të vazhduar në Serie A.

“S’jam dëgjuar me Napolin, andaj kam vazhduar diskutimet me klubet e tjera. Nuk kemi nënshkruar me askënd. Nëse vjen një ofertë, do ta shqyrtojmë, dhe kjo përfshin edhe Napolin. S’kemi asgjë kundër qëndrimit në Napoli”, ka thënë për “Radio Punto Nuovo”, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015.