Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që sot në mbledhje të qeverisë ku do të raportohet për 100 ditshin e ka quajtur LDK-në parti të regjimit të vjetër që ka bashkëpunuar me presidentit për të ardhur në pushtet.
Bajrami ka deklaruar se pas mocionit kanë kërkuar nga LDK-ja që t’i lirojnë pozitat e ministrave, mirëpo, tha se një gjë e tillë nuk iu është lejuar nga kreu i partisë, Isa Mustafa.
“Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhë sidomos pas mocionit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë para së gjithash ju e dini që të gjithë se ne të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë pozitat mirëpo na u është kërkuar nga kryetari i partisë që në kohë të pandemisë të vazhdojmë punën dhe të mos bëjmë politikë”, ka thënë ajo.
Bajrami ka shtuar se nuk mund të konsiderohen të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë anëtarë të partisë së regjimit të vjetër.