Një fëmijë dy vjeçar nga Terpeza e Komunës së Malishevës ka humbur që nga dje.
Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë 2 vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme.
Tutje bëhet e ditur se në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.
Në një postim të faqes së fshatit Terpezë është vendosur edhe një numër kontaktues.
“Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi”, thuhet në postim.