Sulmuesi i krahut, anglezi Callum Hudson-Odoi është prezantuar të hënën te skuadra e Bayern Leverkusenit. 21-vjeçari tek ekipi gjerman është huazuar nga skuadra e Chelseat. Hudson-Odoi është huazuar për një vit tek Leverkuseni, ndërsa ekipit gjerman nuk i është ofruar nga Chelsea mundësia e blerjes së kartoni tt ëtij në fund të sezonit.
“Kemi angazhuar një lojtar të shpejtë, i cili ka të gjitha aftësitë për ta ndihmuar ekipin tonë në arritjen e synimeve këtë sezon”, ka thënë drejtori sportiv i Bayerit, Simon Rofles.
Hudson-Odoi tek Leverkuseni do ta bartë fanellën me numrin 17. Ai ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024.