Hudhra dhe mjalti kombinimi i përkryer për humbje peshe


Humbja e peshës nuk është shumë e lehtë, por shprehitë e vogla të shëndetshme mund ta bëjnë këtë proces paksa më të shpejtë dhe të lehtë.

Ekzistojnë disa praktika dietike që mund të ndihmojnë në arritjen e rezultateve më shpejtë, si p.sh. pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes si dhe para vakteve të ushqimit, ose ngrënia e ushqimeve të shëndetshme.

Megjithatë, ekziston një metodë tjetër më pak e njohur për humbjen e peshës për të cilin jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm, ajo është ngrënia e hudhrës me mjaltë në stomakun bosh, raporton portali “Eat This, Not That”.

Kombinimi i mjaltit dhe hudhrës mund të mos duket shumë i shijshëm, por është shumë i dobishëm kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe përmirësimin e mirëqenies suaj të përgjithshme.

Konsumimi i hudhrës së papërpunuar në mëngjes, shpesh rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes dhe detoksifikimin e trupit. Në fakt, hudhra e përzier me ujë është një ilaç i zakonshëm i përgatitur në shtëpi, që shërben për një numër problemesh shëndetësore si, hipertensioni dhe nivelet e larta të kolesterinës. Kjo është për shkak të shumë mineraleve të dobishme dhe përbërjeve bioaktive të pranishme në këtë perime të zbehtë dhe të athët e cila përmirëson shijen e të gjitha ushqimeve.

Konsumimi i hudhrës me mjaltë ka edhe përfitimet e veta shëndetësore, përveç humbjes së peshës: rrit imunitetin, lufton të ftohtin dhe gripin, i jep shtytje sistemit të tretjes dhe detoksifikon trupin.

Siç thonë shpesh ekspertët shëndetësor, një sistem i mirë tretës është çelësi për humbje më të shpejtë të peshës, prandaj mjalti dhe hudhra janë shoqëruesit idealë për synimin tuaj të humbjes së kilogramëve të tepërta.

Hudhra e papërpunuar ka më shumë vlera ushqyes se hudhra e gatuar, duke e bërë kështu më të mirë për humbje peshe. Poashtu, konsumimi i mjaltit të papërpunuar herët në mëngjes mund të ndihmojë në metabolizimin më të mirë të yndyrës. Mjalti është pa yndyrë dhe pa kolesterinë, është burim i energjisë si dhe gjithashtu ndihmon në frenimin e ndjenjës së urisë.