Hoxhaj shpalos planin e rimëkëmbjes në Gjakovë

Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur sot tubim elektoral në Komunën e Gjakovës.

Ai atje shpalosi programin qeverisës së PDK-së, për të cilin tha se do ta rimëkëmbë Kosovën, njofton Klan Kosova.

”PDK dhe UÇK kanë qenë projekt kombëtar, dhe janë udhëhequr nga dy njerëz siç janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”.

”Ne jemi parti e cila është e lidhur me zhvillimin. Jemi parti e cila do ta rimëkëmbë Kosovën. Kush bën përpjekje ta nëpërkëmbë UÇK-në, vie PDK-ja dhe e rimëkëmbë”.

”Gjakova nuk e ka industrinë që e ka pasur, nuk i ka qytetarët që i ka pasur. PDK do të kthehet fuqishëm në Gjakovë”.

”Ne jemi të interesuar që të merremi me Shëndetësinë, dhe kemi plan që ta vaksinojmë gjysmën e popullatës deri në fund të 2021. Brenda vitit 2021 do ta vaksinojmë gjysmën e popullatës së Kosovës dhe më 2022 vazhdojmë me pjesën tjetër”.

”Po shoh se këtu kemi të moshuar. Po të ishte PDK kurrë nuk do të ishte një gjendje në Shëndetësi si kjo që e kemi në raport me vaksinën”.

”Ne duam që t’i pajisim të gjitha shkollat në Gjakovë e në tërë Kosovën, me kopjuterë, e t’i trajnojmë mësimdhënësit”.

”Ne jemi të interesuar ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës, dhe shtetndërimi përmbyllet atëherë kur shtetin e qeverisë Partia Demokratike e Kosovës”.

”Ne nuk shkojmë në këto zgjedhje vetëm me projekte të mëdha se çka të bëjmë për shtetin. Pagën minimale do ta rrisim në 300 euro”.

”Për familjen e veteranëve, familjet e dëshmorëve, do të rrisim pensionet 300 euro. Nëse një familje ka pasur tre dëshmorë, ka marrë vetëm një pension – por tash do t’i marrë tri pensione”.

”Veteranët kishin për të zgjedhë mes kontratës së punës dhe pensionit, por me PDK-në, pagën minimale do ta kenë 300 euro dhe do të kenë mundësi edhe të punojnë edhe të marrin pensionin”.