Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është shprehur tejet i shqetësuar për shpërthimin që ndodhi sot në Ferizaj ku u lënduan 43 persona.
Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj, ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e Ferizajt Agim Aliun dhe ka thënë se po bëhet gjithçka për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje.
“Thellësisht i prekur nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë! Kam pasur menjëherë një bisedë telefonike me kryetarin Agim Aliu për të mësuar për gjendjen e fundit dhe u sigurova se po angazhohet maksimalisht për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje. Tani në këto momente gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetërave të të lënduarve në këtë fatkeqësi. Falenderoj ekipet e emergjencës, policinë e zjarrëfikësit që bënë gjithçka që të ndihmojnë sa më shpejtë të lënduarit! Bashkëndjej me familjet e të lënduarve dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë!”.