Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tërheqjes së shtesave pensionistëve dhe infermierëve nga Qeveria Kurti.
Sipas tij, kjo Qeveri së pari i la gjyshërit pa vaksina antiCOVID kurse tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.
“Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthye kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës”, shkroi ndër të tjera ai.