Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike, ka folur para mediave pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Stop.
Ai edhe njëherë ka theksuar se s’do të jetë pjesë e zgjedhjes së Qeverisë së re.
“PDK-ja është parti e cila respekton qytetarët e Kosovës para por edhe pas zgjedhjeve. Pe shihni që sot nuk ka gaz, as shtyrje e as dhunë. Ne kemi qenë gjatë parti fituese qeverisëse, e kemi respektuar opozitën, ashtu siç do të jemi opozitë që respekton shumicën parlamentare. Nuk lëmë ndonjë fije të dyshimit. Por çdokush duhet ta kuptojë se PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja, as s’pranojmë të na shesin sapunin për djathë”, u shpreh Hoxhaj.
Ai tha se presin nga Kurti dhe VV-ja që të vazhdojë punën pas konstituimit të Kuvendit, me formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.
“Nuk pranojnë që dikush interesat personale të na shes për interes të shtetit”, u shpreh ai.