Hoxhaj: Nuk shqetësohemi as për ngutinë e Osmanit që të merr postin e presidentit, e as për koalicionin

U.D kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj nuk dha ndonjë përgjigje nëse partia e tij do të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse në një kohë të tillë sfiduese për vendin.

Ai po ashtu refuzoi të komentojë veprimet e Vjosa Osmanit si ushtruese e detyrës së presidentes.

“Jemi me një situatë të tillë politike ku nuk kemi shqetësime të kësaj natyre se si sillet Osmani dhe ngutinë e saj që ta merr postin e presidentit dhe shqetësime të tilla se çka ndodh me koalicionin qeveritar. Kjo është konferenca e parë pas një dite dramatike. Dhe kjo ishte dramatike jo vetëm për PDK-në, por edhe për çdo qytetar të Kosovës. Më së paku ne kemi pasë kohë dhe hapësirë dhe preokupim se çka mund të ndodhë me Qeverinë dhe cilat mund të jenë sjelljet e Osmanit”.

Hoxhaj tha se për një vit sa PDK qëndroi në opozitë “qytetarët e kanë parë se të tjerët çka ofrojnë është jostabilitet, josiguri, joparashikueshmëri dhe se vetëm ne jemi shtylla e të ardhmes dhe stabilitetit që mund t’i ofrohet Kosovës”.