Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive me shqiptarë të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, të identifikuara në Serbi.
Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku tha se Serbia i ka fshehur ato.
Derisa sot po hapet një varr tjetër masiv në Serbi, Hoxhaj tha se disa javë më parë Ivica Dacic kërcënoi serbët që zbuluan këto varre.
“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1328786733580890114&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhoxhaj-ne-serbi-po-hapen-varret-masive-ja-hesht%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px
Ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.