Hoxhaj në Ferizaj: Do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot degën e PDK-së në Ferizaj.

Ai ka premtuar se do të jetë pranë qytetarit dhe se do të bëjë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar, njofton Klan Kosova.

“Ditën e sotme e përmbyllëm me një takim mobilizues me degën e PDK-së në Ferizaj, ku isha bashkë me kryetarin Agim Aliu dhe me deputetët e PDK-së”.

“Anëtarët e PDK-së në Ferizaj i sigurova se do të jenë zëri i vendimmarrjes. Ferizaj gjithmonë në përkrahje të vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit! Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si Kryeministër, si gjithmonë, do të jemi pranë qytetarit dhe së bashku do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar”.