Hoxhaj: Me Rimëkëmbjen shëndetësore do t’i ulim çmimet e barnave në tërë Kosovën

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me planin e rimëkëmbjes shëndetësore, do ta funksionalizojnë udhëzimin administrativ, i cili përcakton çmimet e barnave në Kosovë duke i bërë ato më të lira.

Hoxhaj tha se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie, njofton Klan Kosova.

“Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën “.

Njoftimi i plotë:

Edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën.

Së bashku, me shërbime cilësore dhe kujdes të shtuar, do ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve!

#Shpërndajeni në shenjë respekti për farmacistët dhe në mbështetje të planit për rimëkëmbjen!