Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Milosheviqit në qeverinë serbe, njofton Klan Kosova.
Hoxhaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë pasi që, sipas tij, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.
“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviçit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuçiq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të”.