Anëtari i Kryesisë në PDK, Enver Hoxhaj, ka treguar pse njohja e Kosova nga Izraeli ende nuk ka ardhur formalisht.
Njohja ishte premtuar pas Marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpi të Bardhë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bisedoi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në një linjë telefonike. Ishte vetë Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ai që e ndërmjetësoi këtë bisedë.
Lexo Edhe:
Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë: Trump duket se ka vështirësi në frymëmarrje
Enver Hoxhaj thotë se Izraeli shprehu vullnet për ta njohur Kosovën vetëm deklarativisht, por në aspektin juridik ende nuk është marrë asnjë vendim.
“Izreali shprehi vullnet deklarativ për njohje, por juridikisht nuk ka marrë ende asnjë vendim”, tha ai në një intervistë për Tv Syri.