Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se mëngjesin e sotëm e ka nisur me një vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Suharekë dhe më pas ka vazhduar një takim me pensionistët, me të cilët luajti edhe një lojë shahu.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se në shtëpinë e të moshuarve ku ishte bashkë me humanistin Halil Kastrati, u zotua që si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet kujdesin shtetëror për të moshuarit.
Ai tha që si kryeministër i ardhshëm në qeverisjen e rimëkëmbjes, do të rrisë pensionet për 30% dhe do të sigurojë barna falas.
“Të moshuarit, nuk përfaqësojnë moshë, por historinë e njerëzve të zakonshëm të Kosovës që e kanë ngritur vendin tonë me punë dhe përkushtim”, ka shtuar Hoxhaj.
Nga aty, ai tha se ishte takuar edhe me pensionistët në Suharekë, me të cilët luajti edhe një lojë ëu dhe shtoi se me ta bisedoi edhe për rimëkëmbjen që I duhet vendit dhe veçmas çfarë iu duhet atyre përgjatë rimëkëmbjes.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Sot e fillova mëngjesin me të moshuarit në Suharekë, aty ku tash e disa muaj kanë gjetur përkrahjen, kujdesin dhe dashurinë në shtëpinë e dedikuar për ta nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Së bashku me humanistin Halil Kastrati, bisedova me shumë prej tyre dhe u zotova që si kryeministër i ardhshëm në qeverisjen e rimëkëmbjes, do të rrisim pensionet për 30% dhe do të sigurojmë barna falas.
E për ta nderuar traditën e pensionistëve tanë, u ndala për të shijuar një lojë ëu me ta, ku përveç respektit, biseduam edhe për rimëkëmbjen që na duhet dhe veçmas çfarë iu duhet atyre përgjatë rimëkëmbjes.
Të moshuarit, nuk përfaqësojnë moshë, por historinë e njerëzve të zakonshëm të Kosovës që e kanë ngritur vendin tonë me punë dhe përkushtim.
Ata janë pjesë e rrëfimit tonë të përbashkët dhe meritojnë trajtim e kujdes të plotë. Për ta, duhet qasje e dinjitetshme dhe me dinjitet. Këtë edhe do ua mundësojmë me qeverisjen e PDK-së.