Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i është drejtuar kreut të Qeverisë, Albin Kurti, ku sipas tij ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, ka marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-schengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit.
Ky reagim i Hoxhajt vije pasi që sot Qeveria e Kosovës me propozimin e MPB-së, ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnje dhe hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”, ka shkruar Hoxhaj në facebook