Hoxha Osman Musliu tregon se si veproi Adem Jashari kur iu ofrua një cigare gjatë Ramazanit në luftë

Hoxha Osman Musliu, ka rrëfyer disa detaje gjatë muajit të Ramaznit në periudhën e luftës në Kosovë. 

Ai ka treguar se si Adem Jashari, ka treguar se gjatë sulmit të vitit 1998 kur i është ofruar ta dhezë një cigare, ka thënë se e bën këtë në iftar.

“Mixha Shaban ka qenë një njeri që ka pasur njohuri fetare, ka pas shkollë fetare. Sa kam dëgju prej shokëve të Adem Jasharit, nga kontaktet me bacen Rifat e shoh nga brendia që është një fetar shumë i pasur shumë si sinqertë. Sipas shokëve Ademit në Ramazan më 22 janar të vitit 1998 kur e kanë sulmu që janë plagos dy vajza, dikush nga shokët ja ka ofruar një cigare i kanë thënë dheze, por nuk e ka dhezë, ka thënë se e dhezi në iftar”, ka deklaruar Mulla Osmani për Reporterin.

Ai ka thënë se Adem Jashari ia ka bërë Serbisë tym e mjegull, e jo Zotit.